SHBA Arihet marreveshje e perkoheshme per buxhetin federal

Udheheqesit e Kongresit amerikan rane dakord per buxhetin e financimit te qeverise federale deri ne fund te vitit financiar pak para mesnates mbreme qe ishte edhe afati i fundit.
Presidenti Barak Obama tha se jane bere shkurtime te ndjeshme buxhetore ne marreveshjen e arritur mbreme qe zbret 38 miliarde dollare nga buxheti i vitit 2011.
Senati ka miratuar fondet e perkoheshme dhe marreveshja po i paraqitet me shpejtesi Dhomes se Perfaqesuesve per miratim. Votimi per buxhetin e plote pritet te mbahet gjate javes se ardheshme.
Udheheqesi i shumices ne Dhomen e Perfaqesuesve kongresisti Xhon Boiner tha se kjo ishte nje beteje e gjate por me e rendesishme eshte te mbahen te ulta shpenzimet per te krijuar nje mjedis me te mire per hapjen e vendeve te reja te punes.
Udheheqesi i shumices ne Senat demokrati Heri Rid tha se kompromisi ishte i veshtire por i rendesishem per vendin. Ai tha se popullit amerikan i duhet te beje zgjedhje te veshtira por po ashtu edhe ligjvenesve.
Pa arritjen e marreveshjes 800 mije nga 1.9 milione punonjesit e qeverise federale do te largoheshin nga puna dhe fondet per trupat me sherbim aktiv do te pezulloheshin.
Me heret dje zoti Rid tha se i gjithe buxheti po mbahej pezull nga nje ceshtje e vetme propozimi i republikaneve per te prere 300 milione dollare nga shpenzimet federale per planifikimin e familjes nje grup nje ofron sherbime shendetesore perfshire abortin.