SHBA: As ndarje as këmbim territoresh

Gjithashtu ai ka bërë të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e papranueshme, ka thënë Gordon në Nënkomitetin e Dhomës Përfaqësuese për Evropë dhe Evroazi kushtuar situatës në Ballkan, ku më së shumti është diskutuar për Serbinë e dhe Kosovën dhe problemet e Bosnjës e Hercegovinës, njofton "Zëri i Amerikës" në gjuhën serbe, transmeton Koha.
"Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Evropian t'i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinjë dhe i cili me të ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Evropian përpiqemi t'ia transmetojmë Serbisë", është shprehur ndihmësseketari Gordon.
Nëse nis cilido qoftë nga këto procese, kjo kurrsesi nuk mund të jetë i kufizuar vetëm në një linjë kufitare, as që mund të përfundojë me rrugë paqësore. Retorika, me të cilën bëhet thirrje për ndarjen e Kosovës dhe vëhet në dyshim aftësia e njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike të jetojnë bashkë, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe në kundërshtim me përpjekjet e gjata me dekada të komunitetit ndërkombëtar që të nxjerrë rajonin nga periudha e konflikteve brutale të 1990-ve", ka theksuar Gordon.
Kriza në Kosovë ka qenë temë debati e kongresistëve amerikanë në Këshillin për Politikë të Jashtme, njoftojnë medie serbe. Në Këshill janë paraqitur ide të ndryshme, që nga qëndrimi se Serbia është përgjegjësja e vetme për ngjarjet në Kosovë deri tek ideja për ndarje. Të gjithë pajtohen se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve
Kongresisti nga Ohajo Jen Schmidt dhe kongresisti nga New Yorku Eliot Engel kanë thënë se Serbia është fajtore për situatën në veri dhe se për këtë arsye asaj nuk duhet lejuar vazhdimin mëtejmë të integrimeve evropiane përderisa të mos zgjidhet kjo çështje “Problemi është te Serbia. Kosovën e kanë njohur 86 shtete e Serbia po shkakton incidente. Nuk duhet harruar se kosovarët janë miqtë më të mirë të Amerikës në rajon”, ka thënë Schmidt".
Kongresisti Engel ka thënës e Serbia nuk bën të hyjë në BE para Kosovës sepse ajo munf të bllokojë pastaj hyrjen e Kosovës në BE.