MPJ fillon me botimin e buletinit informativ

Buletini botohet vetëm në gjuhën angleze, fillimisht në tetë faqe, dhe është prezent në tri formate, si fletushkë e shtypur, pdf format dhe në ueb faqen e MPJ-së.
Përmbajtja e numrit të parë është e fokusuar në një intervistë të ministrit Enver Hoxhaj, mandej angazhimet e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, si dhe rubrikat që mëtohen të jetë të përhershme, si intervista me diplomatë që shërbejnë në Kosovë, lajmet nga ambasadat e Kosovës dhe prezantimi i diplomatëve tanë në botë dhe lajme të tjera nga qarku diplomatik, ku është Kosova e pranishme.
“Kosovo's New Diplomat” është iniciuar fillimisht si pjesë e projektit divers dhe të rëndësishëm “KS TALKS EU” të Këshillit Britanik, të përkrahur nga MPJ dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Projekti është dedikuar si ndihmesë Ministrisë së Jashtme, shoqërisë civile dhe iniciativave që janë të angazhuar në avancimin e dialogut evropian për Kosovën dhe përdorimin e diplomacisë publike në avancimin e pozitës ndërkombëtare të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.