SHBA: "Athina e Shkupi te gjejne zgjidhje per emrin"
Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje Maqedonise dhe Greqise qe te gjejne zgjidhje lidhur me mosmarreveshjet per emrin. Duke folur dje per kete ceshtje, zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Tom Casey, tha: "Ne e kuptojme se ceshtja e emrit eshte e pranishme dhe qe paraqet shqetesim te posacem per miqte dhe aleatet tane ne Greqi. Por nuk ka asnje plan per te shtyre samitin e NATO-s apo per te shtyre vendimet mbi ceshtjen e anetaresimeve te reja ne NATO". Ajo qe shpresojme, vijoi Casey, eshte qe ne ditet qe vijne palet do vazhdojne te punojne ne menyre intensive, qe qeverite e Maqedonise dhe Greqise te vijne me nje zgjidhje mbi kete ceshtje.