E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk ka kthim të skafeve në det

Këtë e theksoi sot kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke iu përgjigjur kështu propozimit të opozitës për të shfuqizuar moratoriumin e skafeve, i vendosur në mandatin e parë të qeverisë aktuale.

“Duke shprehurrespekt për nismën, që dëshmon për qëndrimin e tyre luajal ndaj Parlamentit, më duhet të theksoj se kjo nismë është absolutisht e papranueshme për arsye se vënia në lëvizje e industrisë së skafeve do ishte një rikthim i fuqishëm i flukseve të trafiqeve kriminale drejt bregut tjetër të Adriatikut", tha Berisha. Sipas tij, “kjo nuk mund të ndodhë dhe do të ishte e papranueshme për luftën e Shqipërisë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar". 

"Kohërat e skafeve kanë marrë fund ndaj dhe duhet të shpreh keqardhjen që kjo nismë nuk mund të pranohet. Mazhoranca është e vendosur ta mbajë atë. E kuptoj që rëndom përdoret argumenti se po pengon turizmin, por unë nuk dua t'i lidh skafet me turizmin, pasi në periudhën e moratoriumit të skafeve turizmi u rrit me 10-12 herë. Ndaj të mos përdorim argumente që nuk qëndrojnë", tha Berisha.

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për pastrimin e Shqipërisë, teksa po afron sezoni turistik. “Çdo ditë në mediet më serioze të fushës ka shkrime e përshkrime të bukurive të rralla të shërbimeve të shkëlqyera, të mikpritjes së pashembullt, të pasurive të mëdha kulturore dhe historike që ofron Shqipëria. Gjithnjë e më shumë në epiqendër të medieve të interesuara për turizmin vijnë brigjet mahnitëse shqiptare, ujërat e Jonit, rërat e Adriatikut, por ky vit ka një specifikë se janë me dhjetëra e dhjetëra shkrime kushtuar Beratit, qytetit të kodikëve dhe kishave bizhu, të kanioneve dhe shërbimeve të mrekullueshme”, tha ai./S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-02 14:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›