E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel arrestohen autoret e sulmit me arme te furgonit

Dy autorët e sulmit me armë të një furgoni në aksin Burrel – Milot janë vënë në pranga. Policia e Burrelit bën të ditur se ka arrestuar shtetasit Gjok Ricaj 18 vjec dhe Marketin Menga 16 vjec si të dyshuarit kryesorë për tentativën e grabitjes në vendin e quajtur Bushkash.
Këta dy persona kanë qëlluar me armë një furgon me targë MT 3389 A i cili drejtohej nga shtetasi Petrit Nura 56 vjec. Nga policia behet e ditur se nga sulmi me armë nuk ka patur të lënduar përvec dëmeve materiale të furgonit . Në mjetin që transportonte mallra ndodhej shoferi bashkë me një pasagjer tjetër. Për këtë ngjarje u shoqëruan nga policia gjatë ditës 20 persona të dyshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›