E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Denimet e detyruara minimimale ne luften kunder droges

Prokuroret federale i quajne denimet e detyruara minimale si nje prej mjeteve te tyre me te mira ne luften kunder drogave.  Zakonisht keto denime shoqerohen me burgim prej disa vjetesh varesisht sasise dhe llojit te drogave. Kritiket argumentojne se denime te tilla zhveshin gjykatesit nga kompetencat e tyre dhe jane shkak i shtimit te numrit te te burgosurve ne Shtetet e Bashkuara.

Ne prill te vitit 1998 binjaket Lawrence dhe Lamont Garrison ishin ne prag te perfundimit te studimeve ne Universitetin Howard ne Uashington. Qe te dy punonin ne Departamentin amerikan te Drejtesise dhe kishin ne plan te vazhdonin studimet per drejtesi. Papritmas ata morren nje lajm shume te keq.

Personi qe kishte riparuar makinen e tyre para nje viti ishte paditur per shperndarje drogash. Ai u tha agjenteve te rendit se vellezert Garrison ishin te perfshire ne rrjetin e drogave.

Ata me pyeten dhe me treguan nje fotografi te Tito Abeas. Me pyeten nese e kisha pare kete njeri u thashe se ai kishte rregulluar makinen time.

Vellezerit Garrison e gjeten veten ne shkelje te ligjeve federale ne baze te te cileve kerkohen denime minimale per trafik drogash ligje keto qe synojne ta bejne me te lehte ndjekjen penale te drejtuesve te grupeve te drogave.

Pronari i dyqanit te riparimit te makinave perballej me 10 vjet burg. E vetmja menyre per te ulur kete denim ishte implikimi i dikujt tjeter vellezerve Garrison.

Kritiket e denimeve te detyruara minimale thone se kjo eshte nje praktike e zakonshme ne ceshtjet qe kane te bejne me drogat. Ata thone gjithashtu se njerezit e implikuar shpesh nuk kane asnje lidhje me krimin.

Lamont Garrisonit iu ofrua mundesia per te ulur denimin.

Prokuroret me thane se kisha mundesi ta ndihmoja veten dhe kur i pyeta si do ta beja kete ata me thane se une duhej te pranoja fajin dhe te jepja sa me shume hollesi.

Prokuroret e quajne kete praktike mjetin me te mire ne arsenalin e tyre sepse ata i bejne presion te pandehurit duke i thene se ose do te na japesh me shume informacion ose do te denohesh me 5 ose 10 vjet burg.

Por Konferenca amerikane e Drejtesise i kundershton denimet e detyruara minimale sepse ato pengojne gjykatesit te bejne punen e tyre.

Vellezerit Garrison nuk u paditen kurre per zoterim drogash por vetem per konspiracion nderkohe qe nuk pranuan asnjehere se kishin lidhje me drogat. Ata thone se refuzuan te genjenin dhe te shkaterronin jeten e ndonje njeriu tjeter.

Nje juri federale ne Virxhinia i gjeti fajtore vellezerit ne baze te deshmive te pronarit te dyqanit te riparimit te makinave dhe vellait te tij.  Prokuroret nuk paraqiten prova te tjera kunder tyre.  Julie Stewart presidente e organizates Familjet kunder Denimeve te Detyruara Minimale thote se reagimi i publikut ndaj dhunes se drogave ne ate kohe luajti rol.

Ne ate kohe ekzistonte nje ndjenje e madhe kunder perdorimit te drogave. Mendoj se ne ate kohe mund te ngrije akuza per implikim ne droga kunder kujtdo dhe gjeheshin fajtore.

Lawrence beri 12 vjet burg kurse vellai i tij gati 14 vjet. Pronari i dyqanit te riparimit te makinave qe i implikoi ata u denua me 18 muaj burg. Vellezerit Garrison nuk jane me te interesuar te vazhdojne studimet per drejtesi sepse ata thone se sistemi eshte i korruptuar nderkohe qe denimet e detyruara minimale ne baze te ligjeve federale luajne nje rol te madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›