SHBA: Dënojmë dhuna vdekjeprurëse të sulmeve të Ramazanit
Nju Jork- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar valën e të shtënave dhe të sulmeve me bomba në Irak, ku si pasojë 100 vetë u vranë dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se dhuna vdekjeprurëse është veçanërisht shqetësuese, pasi ndodhi në kohën kur myslimanët e mbajnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Nuland theksoi se Uashingtoni beson se forcat e sigurisë së Irakut do të jenë në gjendje të merren me kërcënimet terroriste, përkundër tërheqjes së forcave amerikane, dhjetorin e kaluar.
(e.m/BalkanWeb)