E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Mun vizitë në Kosovë

PRISHTINË- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, qo të qëndroje sot për një vizië një ditore në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë.

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, zyrtari i lartë i OKB-së, dje qëndroi në Beograd, me ç’rast u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolic, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Zoti Nikolic, ndër të tjera i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, se Serbia do të kërkoj që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë, të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”. Pas Kosovës, zoti Ban Ki-Mun do të qëndrojë në Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›