Nje studim i ri zbulon gjenin shkaktar te Diabetit te Tipit 2

Me teper se 200 milione njerez ne bote vuajne nga diabeti i Tipit 2 nje crregullim i rende e ndoshta vdekjeprures qe kufizon aftesine e trupit per ta shnderruar sheqerin ne energji. Organizata Boterore e Shendetesise parashikon qe vdekjet e shkaktuara nga diabeti te dyfishohen deri ne vitin 2030. Por nje studim i ri mund te ndihmoje ne ndryshimin e kesaj prirjeje. Studimi ka gjetur nje ndryshim te vecante te gjenit ne rreth 10 per qind te njerezve me Diabetin e Tipit 2 ne SHBA dhe ne Evrope. Studimi le te kuptohet se te pakten disa njerez mund te mesojne ne se jane te rrezikuar te kene diabet qe do te thote se ata mund te kerkojne trajtim ne fazat e para dhe ndoshta te shmangin prekjen nga kjo semundje.
Diabeti eshte nje semundje qe prek njerezit si ne vende te varfera edhe ne ato te pasura. Statistikat e Organizates Boterore te Shendetesise tregojne se me teper se 80 per qind e vdekjeve nga diabeti ndodhin ne vendet me te ardhura te pakta dhe mesatare. Mosha dhe obeziteti jane dy faktore rreziku per Diabetin e Tipit 2. Nje tjeter faktor eshte historia familjare. Dr. Ira Goldfine ka studjuar ADN-ne e njerezve me dhe pa diabet.
Diabeti eshte nje semunjde teper e rendesishme e cila po shtohet ne cdo vend te botes. Dhe ne duhet ta dijme se cfare e shkakton ate. Duhet te gjejme mjekime me te mira per kete semundje.-thote studjuesja.
Kur nje person ka Diabet te Tipit 2 trupi nuk eshte i afte ta shnderroje sheqerin ne energji. Kur sheqeri krijon rezerva ne gjak kjo mund te shkaktoje komplikacione te renda perfshi vdekjen. Kjo eshte arsyeja perse njerezit me diabet duhet te masin nivelin e sheqerit ne gjak.
Dr. Artur Lyons u diagnostikua me Diabetin e Tipit 2 tre vjet me pare
Une duhet ta bej analizen e gjakut cdo dite per tu siguruar qe e kam relativisht normal nivelin e sheqerit ne gjak.
Ne studimin e tyre mbi ADN-ne Doktoresha Goldfine dhe koleget e saj zbuluan dicka te re.
Ne zbuluam nje proteine e cila eshte e rendesishme dhe se njerezit me diabet e kane difektin pikerisht tek kjo proteine- thote ajo.
Gjeni qe krijon kete proteine quhet HMGA-1. Kjo proteine eshte e rendesishme sepse ajo sherben si mjet lidhes i insulines qe ben te mundur qe insulina te lidhet me qelizat e melcise dhe ta shnderroje sheqerin e gjakut ne energji.
Kur njerezit nuk e kane gjenin HMGA-1 ata nuk e prodhojne nderlidhesin e insulines dhe ne se nuk e prodhojne ate insulina nuk luan rolin e duhur- thote mjekja.
Doktoresha Goldfine eshte nje nga bashkautoret e studimit qe zbuluan mutacionin e proteines HMGA-1 ne disa Italiane me diabet. Me pas studjuesit i perseriten studimet me paciente amerikane dhe franceze. Te gjithe pacientet ishin te bardhe. Ata zbuluan se rreth 10 per qind te personave me Diabetin e Tipit 2 ne SHBA dhe Evrope pra te gjithe te races se bardhe kane difekte te ketij gjeni.
Tani ne bejme nje analize te vecante e cila identifikon njerezit me difekte te ketij gjeni dhe familjaret e tyre ne menyre qe te fillojme trajtimin e tyre qe ne fazat e para- thote mjekja.
Nderhyrja e hershme tek njerezit me mutacionin HMGA-1 perfshin ndryshime ne stilin e jeteses ushtrime te mjaftueshme fizike ruajtjen e peshes normale dhe matjen e sheqerit ne gjak per te parandaluar qe disa njerez te preken nga diabeti i tipit 2. Studjuesit po ashtu thone se e kuptojne qe komponenti gjenetik i kesaj semundjeje mund ti ndihmoje mjeket te sigurojne trajtimin me te mire te pacienteve me Diabetin e Tipit 2 apo ndoshta nje dite ta korrigjojne difektin e gjenit duke parandaluar keshtu kete semundje te trasheguar. Studimi u publikua ne Revisten e Shoqates Amerikane te Mjekesise.