E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Dhoma voton pro shkurtimit te taksave

Dhoma e Perfaqesuesve ne Shtetet e Bashkuara ka kaluar nje projektligj qe parashikon zgjatjen e afatit te shkurtimit te taksave per qytetaret e klases se mesme duke i lene atyre mundesi per te pasur me shume kursime.

Projektligji i hartuar nga demokratet i mban taksat te uleta per amerikanet qe fitojne me pak se 200 mije dollare ne vit.

Kuotat e taksave ishin miratuar nga administrata e presidentit George W. Bush dhe republikanet ne vitin 2001 dhe 2003.

Por ligji pritet te deshtoje ne Senat ku republikanet mbeshtesin opsionin e taksave te uleta per te gjithe qytetaret amerikane.

Ne kete menyre afati i shkurtimit te taksave do te skadonte brenda vitit kuotat do te ngriheshin per te gjithe taksapaguesit gje qe do te demtonte rimekembjen e eknomise se brishte te SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›