E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shqetesim per luften kunder droges

Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara se ushtria meksikane ka deshtuar ne luften kunder karteleve te droges.

Keshtu thuhet ne disa dokumente diplomatike te publikuara nga faqja Wikileaks para se ajo te dilte off line.

Nje dokument i derguar nga ambasada amerikane ne Qytetin e Meksikos thote se ushtria lokale eshte e ngadalte dhe e pamotivuar.

Ne te thuhet gjithashtu se trupat nuk kane stervitjen e duhur per te patrulluar rruget ose per te mbledhur prova per denimin e te arrestuarve.

Megjithate dokumenti vlereson qeverine meksikane per angazhimin e paprecedent per te gjunjezuar kartelet e droges.

Por lufta po pengohet nga perhapja e gjere e korrupsionit ne institucione dhe mungesa e koordinimit thuhet ne te.

Dokumenti i cili daton me 29 janar 2010 vlereson gjithashtu se vendosja e trupave ne Siudad Huarez qytet i kthyer ne fushe beteje e klaneve te droges ka deshtuar ne reduktimin e dhunes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›