E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, e shqetësuar nga forca kibernetike kineze

Aftësitë kibernetike të Kinës mund të përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të ndonjë konflikti, shkruhej në një raport zyrtar të publikuar ditën e premte.

Dokumenti u hartua nga Komisioni i Sigurisë dhe Partneritetit Ekonomik midis SHBA-së dhe Kinës. Në të shkruhej se Kina është duke u përqendruar gjithmonë e më shumë në “përballjen e informacionit dhe teknologjisë”.

Raporti 136 faqësh, drejtuar Kongresit, ngre gjithashtu shqetësimin për ngritjen e vrullshme të kapaciteteve kibernetike kineze dhe të firmave të mëdha të telekomunikacionit, të cilat po furnizojnë Ushtrinë Popullore Kineze.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›