SHBA: Disidentja iraniane Sahabi vdiq prej dhunës

Disidentja iraniane Haleh Sahabi, e cila ndërroi jetë të mërkurën gjatë funeralit të të atit në Teheran, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit vdiq si pasojë e dhunës dhe keqtrajtimit nga forcat e sigurisë iraniane.
Për Sahabin zyrtarisht u njoftua se motiv i vdekjes ishte infarkti.
Ndërkohë gjatë funeralit për babanë e Sahabit, ndërhyri policia që tentoi të shpërndante turmën. Disidentja ka protestuar dhe mesa duket ka mbetur viktimë e dhunës policore.