E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Pritet denimi per te ndaluarin e pare te Guantanamos ne nje gjykate civile

Nje gjykates amerikan pritet te jape denimin per te ndaluarin e pare te Guantanamos ne nje gjykate civile.

Tanzaniani Ahmed Gailani perballet sot me denimin me 20 vjet burg lidhur me bombardimet e vitit 1998 ne ambasadat amerikane ne Tanzani dhe Kenia. Ne keto shperthime u vrane 244 njerez mes tyre 12 amerikane.

Nje gjykate federale e shpalli fajtor Gailanin  per akuzen se ka komplotuar per shkaterrimin e prones amerikane por e nxori te pafajshem per 284 akuza te tjera.

Avokatet e Gailanit i kane kerkuar gjykatesit te jete tolerant duke thene se i klienti i tyre i dha zyrtareve amerikane informacione te rendesishme zbulimi dhe se ai ishte torturuar kur ishte i ndaluar nga CIA.

Ahmed Gailani u ndalua per dy vjet nga CIA ne Pakistan para se te transferohej ne qendren amerikane te ndalimit ne Gjirin Guantanamo te Kubes.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›