E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Ende e paparashikueshme gara republikane per president

Ish-Senatori nga Pensilvania Rick Santorum i ka dhene nje hov te ri fushates se tij presidenciale me fitoret te marten ne Alabama dhe Misisipi.  Zoti Santorum vazhdon te renditet pas pretendetit Mitt Romney per sa u perket votave te fituara deri tani por duket se kjo gare do te zgjase me shume se ishte parashikuar fillimisht. Korrespondenti Jim Malone na sjell nje analize te gares republikane

Fitoret e ish-Senatorit Rick Santorum ne dy shtete jugore e kane forcuar poziten e tij si alternative ndaj pretendentit kryesor Mitt Romney.

Kujt do tia kishte marre mendia se ne kete epoke te mbulimeve mediatike qe shohim sot ne kete vend njerez te thjeshte do te arrinin tu dilnin kunder parashikimeve

Suksesi i zotit Santorum i kushtoi konkurentit tjeter ish-Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich. Ai doli ne vend te dyte ne Misisipi dhe Alabama dhe ka mundesi te gjendet perballe presionit te republikaneve per tu terhequr nga gara.

Zoti Gingrich u tha perkrahesve se eshte i vendosur te vazhdoje garen deri ne kuvendin e partise ne Tampa te Florides per zgjedhjen e kandidatit qe zhvillohet ne gusht te ketij viti

Po flas per vajtjen ne kuvendin e Tampes pasi zgjedhjet e fundit provuan deshtimin e perpjekjeve te medias per te bindur vendin se Mitt Romney eshte zgjedhja e padiskutueshme.

Zgjedhjet e fundit partiake sollen nje rezultat zhgenjyes per Mitt Romney-n megjithese ai fitoi ne Havai dhe ne territoret Samoa dhe ende mbetet kandidati me i forte me nje numer te pergjithshem votash 2 here me te larte se Santorum.

Zoti Romney po zhvillonte fushate ne Mizuri ku zhvillohen zgjedhjet kete te shtune dhe u perqendrua ne kritikat kunder Presidentit Obama

Ketij presidenti i kane mbaruar idete dhe justifikimet. Ne nentor 2012 duhet te sigurohemi se ai nuk do ti fitoje zgjedhjet.

Analistet thone se rezultatet e fundit ne garen republikane tregojne se zoti Romney ende nuk ka arritur te siguroje mbeshtetjen e bazes se partise republikane koservatoreve ne pikepamje fetare dhe sociale sidomos ne shtetet e jugut. Henry Olsen eshte nenpresident i Institutit American Enterprise

Zoti Romney nuk ka qene ne gjendje te binde konservatoret e mirefillte dhe aktivistet konservatore se eshte kandidat i pranueshem. Nuk ka nevoje qe ta duan por e ka shume te nevojshme mbeshtetjen e tyre.

Udheheqesit e partise republikane e kane mbeshtetur pergjithesisht zotin Romney dhe do te donin qe kjo fushate e gjate dhe percarese te marre fund ne menyre qe partia te bashkohet per tiu kundervene ne nentor presidentit Obama.

Duhen 1144 delegate per te siguruar emerimin e Partise Republikane. Sipas perllogaritjes se agjencise Associated Press zoti Romney  ka tani rreth 500 delegate ndersa zoti Santorum afro gjysmen e ketij numri. Kandidatet e tjere Gingrich dhe Paul renditen shume me prapa.

Ne pjesen me te madhe te garave republikane qe mbeten kandidatet do te sigurojne numer delegatesh ne proporcion me numrin e votave qe marrin. Si rezultat gara republikane mund te vazhdoje edhe per disa muaj e ndoshta deri ne prag te kuvendit te partise ne muajin gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›