E Shtunë, 31 Tetor 2026

Washington Post Bin Laden kishte urdheruar vrasjen e presidentit Obama

Gazeta Washington Post njofton se Osama bin Laden kishte urdheruar al-Kaiden qe te vriste Presidentin amerikan Barack Obama dhe Gjeneralin David Petraeus qe ne ate kohe ishte kryekomandanti amerikan ne Afganistan.

Autori David Ignatius njoftonte dje se dokumentat e marra nga kompleksi i bin Ladenit pershkruajne skemen e pergatitur. Bin Laden  shkruante se vrasja e zotit Obama do te siguronte ardhjen ne pushtet te nenpresidentit Joe Biden per te cilin Bin Laden shprehej se ishte krejtesisht i papergatitur per postin.

Zyrtaret dhe analistet amerikane thone se nuk ka asnje te dhene qe te lere te kuptoje se al-Kaida ishte gati per te ndermarre keto sulme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›