E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne moshen 91 vjecare John Demjanjuk

Ish-gardiani i nje kampi perqendrimi nazist John Demjanjuk i shpallur fajtor ne Gjermani vitin e kaluar se kishte ndihmuar ne vrasjen e rreth 28 mije te burgosurve vdiq sot ne moshen 91 vjecare.

Policia ne shtetin e Bavarise ne Gjermanine jugore thote se Demjanjuk vdiq ne nje azil ne qytetin Badf Feilnbach. Ai ishte denuar majin e vitit te kaluar me pese vjet burgim por u lirua ne pritje te nje apelimi.

Demjanjuku i cili kishte lindur ne Ukraine kishte mohuar cdo lloj roli gjate Holokaustit dhe kishte shfaqur pretendimin se ai vete kishte qene viktime e nazizmit. Ai i tha trupit gjykues se se e kishin marre ne ushtrine sovjetike ne vitin 1941 ishte mbajtur i burgosur lufte nga gjermanet dhe rekrutuar si gardian i kampit te burgut.

Pas Luftes se Dyte Boterore Demjanjuku u be qytetar amerikan dhe kaloi dekada te tera duke punuar si mekanik para se te ekstradohej per te dale ne gjyq ne Gjermani ne vitin 2009. Shpallja e tij fajtor vendosi nje precedent pasi ishte hera e pare qe dikush shpallej fajtor vetem sepse kishte sherbyer si gardian pa prova se ishte perfshire ne nje krim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›