Sulmet me bomba në Damask, 27 të vrarë dhe 100 të plagosur
Televizioni shtetëror i Sirisë ka raportuar se 27 persona kanë humbur jetën ndërsa 100 të tjerë janë plagosur nga dy sulmet me bomba, kundër ndërtesave të sigurisë në kryeqytetin Damask.
Sipas televizionit, në mesin e të vrarëve ka edhe policë dhe civilë.Shpërthimet e kanë goditur selinë e policisë kriminale dhe zyrën e shërbimit të inteligjencës së Sirisë.Raportohet se shpërthimet janë shkaktuar nga makinat e mbushura me materje eksplozive.
Këto shpërthime ndodhën dy ditë pasi u shënua njëvjetori i kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad.
Nga ana tjetër, i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që të jetë unik në përpjekjet e tij për përfundimin e dhunës, e cila Sirinë e ka sjellur në prag të