E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Vlores nis hetimet lidhur me drogen e kapur ne Brindizi

Autoritetet policore ne Vlore kane nisur hetimet lidhur me nje ngarkese me lende narkotike  qe u zbulua dje nga Policia e Brindizit ne Itali.

Rreth 270 kilograme lende narkotike  eshte transportuar nga Vlora ne drejtim te Italise me nje anije shqiptare. Policia po heton origjinen e hashashit dhe rrugen se si ajo doli nga Porti i Vlores.

Polica e Vlores ka nisur hetimet lidhur me transportimin nga brigjet shqiptare drejt Italise te disa dhjetera kilogrameve  lende narkotike.

Sasia prej rreth 270 kilograme hashash u bllokua dje nga Polica e Brindizit ne Itali. Sipas burimeve zyrtare italiane leda narktoike u gjet ne nje makine prone e nje emigranti shqiptar e cila po zbriste ne Portin Italian nga nje anije shqiptare.

Policia italiane tha se ka arrestuar nje shtetas shqiptar . Menjehere pas ketij arrestimi kane nisur hetimet edhe ne anen shqiptare.

Policia e Vlores po heton origjinen e lendes narkotike dhe  menyren qe kane perdorur trafikantet per ti shpetuar kontrollit ne port.

Stina e veres eshte per policine mjaft e  ngarkuar prej  levizjes se madhe te emigranteve  por edhe rritjes se formave kriminale sidomos ne zonat nderkufitare. Kjo pasi rrjetet e trafikut shfrytezojne ngarkesen e madhe  te njerezve dhe mjeteve ne pikat e kalimit kufitar apo ne portet detare per te trafikuar kryesisht lende narkotike apo makina te grabitura ne vendet perendimore.

Policia kufitare shqiptare ka vijuar se fundi te perforcoje kapacitetet  e saj kontrolluese dhe menaxhuese fale ndihmes se policive nga disa vende perfshire edhe Shetet e Bashkuara te Amerikes.

Policia ka tashme ne pikat me te medha kufitare dhe doganore dhe ne portet e vendit sisteme moderne vezhgimi me kamera si dhe pajisje per kontrollin e dokumenteve te identitetit dhe parandalimin e falsifikimit te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›