SHBA, FBI shpërndan në internet foto të Bin Laden të plakur
Policia federale amerikane e FBI-së ka shpërndarë në internet foto të liderit të Osama Bin Laden dhe lidervë të tjerë kryesorë të Al Kaedas se si ata mund të ngjajnë sot, të plakur.
Imazhet origjinale janë të modifikuara prej specialistëve të policisë federale për të treguar se si mund të duken në ditët e sotme super të kërkuarit nga Uashingtoni.
Përveç Bin Ladenit, për të gjithë liderët e tjerë të Al Kaedas qarkullon nga një imazh.
Në rastin e Bin Laden janë hedhur në qarkullim dy foto, njëra me çallmë në kokë dhe me mjekër mjaft të gjatë dhe tjetra pa çallmë dhe me mjekër të shkurtuar.
Në imazhet e publikuara në internet, për çdo informacion mbi shumë të kërkuarit jepen edhe shpërblime.
Kështu për të dhëna të sakta në lidhje me Osama Bin Laden SHBA-ja ofron 25 milion dollarë si shpërblim.