E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: FMN-ja të emërojë drejtues të përkohshëm

Geithner theksoi se bordi drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar duhet të emërojë një drejtues të përkohshëm.

Sulmi i dyshuar mendohet të ketë ndodhur ndaj një shërbyese të hotelit luksoz Sofitel në Nju Jork me datë 14 maj.

Stros-Kan, i cili mohon akuzat, është vendosur në burgun famëkeq të ishujve Rikers pasi iu mohua lirimi në këmbim të garancisë prej 1 milion dollarësh.

62-vjeçari është shikuar si një ndër kandidatët më potencialë për zgjedhjet presidenciale të Francës të vitit 2012. Ai tanimë përballet me shtatë akuza për ngacmime seksuale dhe nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 25-vjet burg.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-18 10:11
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›