E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë përplasjet para KQZ-së

Disa prej deputetëve janë hedhur nga kangjellat dhe mbi forcat e rendit duke hyrë deri në pranë derës së KQZ-së, por aty ndodhet edhe një kordon tjetër që nuk lejon hyrjen brenda ambienteve.

Acarohet situata në KQZ, simpatizantët e PS shtyjnë policët

Tiranë (10:04) – Qindra persona ndodhen në këto momente para selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mbështetur nga pothuajse shumica e deputetëve të Partisë Socialiste.

Në orën 10:00 pritet mbledhja e KQZ-së, ndërsa deputetët socialistë nuk do të lejohen të ndjekin mbledhjen e Komisioni pa pasur më parë një autorizim.

Situata po precipiton në dhunë ku dhjetëra persona po shtyjnë forcat e rendit. Shkak ka qenë një debat midis deputetit të PS-së, Namik Dokle me forcat e rendit. Personat po shtyjnë forcat e policisë në tentativë për të depërtuar brenda ambienteve.

Deputetët të PS-së, si Paulin Stërkaj, kanë kapërcyer me dhunë gardhet mbrojtëse të institucionit. Forcat e rendit po qëndrojnë për të mos lejuar hyrjen e dhjetëra e qindra personave brenda institucioneve të shtetit.

Kordoni i parë i policisë është thyer nga militantët e opozitës të ndihmuar edhe nga deputetët, por brenda gardhit mbrojtës, gjenden forca të tjera të policisë, të cilët do të mbrojnë institucionit.

/S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-18 11:05
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›