Tension në KQZ, Gjonçaj: Të shpallet rezultati

“KQZ nuk mund të bëjë vlerësim vote. Nuk mund të gjykojë në këtë fazë cila votë është e vlefshme dhe cila është e pavlefshme.
Ky është ligji. KQZ duhet të bëjë aritmetikën dhe të shpallë rezultatin e 485 qendrave të votimit. Pjesa tjetër e procesit është zhvilluar në KZAZ-në e Tiranës, e cila ka miratuar tabelat përmbledhëse. Nga morës spunton për ta iniciuar këtë projekt/akt? Vini re me sukses: nuk është KZAZ-ja që i është drejtuar Komisionit, por vetëm nga 4 firma të Partisë Demokratike”, u shpreh Genci Gjonçaj.
Nis me tension mbledhja e KQZ-së
Tiranë (10:28) – Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pritet të shqyrtohen fletët e pa numëruara të hedhura për kryetarin e bashkisë së Tiranës në kuti të tjera. Fillimisht, fjalën e ka marrë përfaqësuesi demokrat në komision, Njazi Kosovrasti, i cili ka bërë të ditur projekt/aktin për vlerësimin e votave për të cilat po diskutohet.
“Ato janë vota të pa numëruara, të pa vlerësuara dhe të mbetura jashtë procesverbalit zgjedhor. Në lidhje me këtë fenomen, një numër votash për kryetarët e bashkisë Tiranë janë hedhur në kutitë e gabuara. Mbetemi të bindur se vota për kryetarin e bashkisë Tiranë është e vlefshme dhe në përputhje me parimin e votës së lirë dhe të fshehtë. Zgjedhësit kanë votuar qartësisht, për një nga subjektet. Nga ana tjetër vota është e të njëjtit format të miratuar nga KQZ-ja. Hedhja e votës në një kuti tjetër nuk e bën të pavlefshme”, tha Kosovrasti.
Pas tij, fjalën e mori përfaqësuesi socialist, Genci Gjonçaj, i cili kërkoi lejimin e deputetët të PS-së në sallë. “Deputetët socialistë të lejohen të ndjekin direkt seancën e sotme”, theksoi ai. Për këtë reagoi kreu i KQZ-së, Ristani, i cili nënvizoi se deputetët nuk mund të lejohen për shkak të asaj që ndodhi një ditë më parë. “Unë mendoj se mbledhja është e hapur dhe publike, me përfaqësues të partive politike, vëzhguesve dhe para kamerave të të gjithë televizioneve. Për sa i përket deputetëve, unë nuk mendoj se duhet të pranohen, pasi kjo nuk mund të ndodhë në KZAZ. Përveç kësaj, duke u nisur nga mbledhja e djeshme ku institucioni u pushtua në mënyrë të padrejtë”, tha ai.
Më pas, fjalën e mori nënkryetarja e PS-së, Dëshira Subashi, e cila tha se ndihej nën presion nga prania e shumtë e forcave të rendit. “Shtetit duhet të na marrë në mbrojtje. Së dyti dua të them që jemi të kërcënuar, të frikësuar, nga të gjithë ajo forcë policore. Unë si nënkryetare e KQZ-së, si një nga anëtaret e vjetra në këtë institucion, por edhe të moshës nuk mund të jem e lirë për të bërë një gjykim të drejtë sipas ligjit. Nuk mund të jem e lirë para kësaj situate ku KQZ bën këtë mbledhje. Çdo vendimmarrje e imja sot nuk është një vendimmarrje për të gjykuar ftohtë. Do të kërkoja që KQZ-ja të zgjidhë së pari këtë kërkesë që unë kam dhe të më lejojë të bëj detyrën. Çdo vendim i marrë në këtë trysni të policisë dhe turmës nuk do të lejojë vendimmarrje korrekte të institucionit”, tha Subashi.
Ajo foli edhe për vendimin që pritet të merret, duke theksuar se kthimi i KQZ-së në KZAZ për rastin e fletëve të pavlerësuara në Tiranë është shkelje e ligjit. “Kjo është një tymnajë. Në funksionet e KQZ-së, Kodi Zgjedhor ka parashikuar që mbledhjet janë publike. Sigurisht ka parashikuar që partitë të kenë të atashuar të kenë përfaqësuesit e tyre. Ka një rregull institucioni. Nëse kjo sallë mbushet plot, atëherë KQZ ka të drejtë të thotë: që po, nuk mund të lejohen më të pranishmit”, vijoi ajo.
Më pas, Subashi tha se duhet të përgatitet një procedurë për të përmbledhur numërimin e votave në KZAZ-në 49. “Do të rekomandoja që mbledhja të vazhdonte nga kjo çështje”, vijoi.
Më pas u hodh në votim kërkesa për lejimin e deputetëve në sallë, kërkesë e cila u hodh poshtë nga katër votat e përfaqësuesve të mazhorancës.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-18 10:51