E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Falënderojmë Shqipërinë për sistemimin e refugjatëve

26-06-2013 / Gazeta 55

Deklarata e zëdhënëses së DASH, Jennifer Psaki


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki theksoi se Shtetet e Bashkuara falënderojmë Shqipërinë për zemërgjerësinë e treguar në operacionin humanitar për sistemimin e dhjetëra personave nga kampi Hurriya i Irakut. Deri tani, tha zëdhënësja në një deklaratë, në Shqipëri janë dërguar për tu sistemuar 71 persona si pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe SHBA presin sistemimin e të tjerëve sa më shpejt që të jetë e mundur. Më 19 dhe 21 qershor, dy grupe të kampit Hurriya, gjithsej 27 vetë, u sistemuan në mënyrë të përhershme në Shqipëri. Ky hap u ndërmor në përgjigje të ofertës bujare të qeverisë shqiptare për të pranuar 210 persona nga ky kamp. SHBA, thuhet në deklaratë, mbështesin fuqimisht punën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Misionit të Ndihmës të OKB-së në Irak dhe përpjekjet e palodhura të zotit Martin Kobler, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për sistemimin jashtë Irakut të banorëve të mbetur të kampit. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje udhëheqjes së grupit Mujahedin-e Khalk dhe të gjitha palëve përgjegjëse që të garantojnë bashkëpunim të plotë me procesin e risistemimit. Sistemimi i banorëve të Kampit Hurriya jashtë Irakut është një mision humanitar dhe jetik për sigurinë e tyre. Kjo është një çështje tepër e ngutshme për shkak të kërcënimeve të pranishme në këtë kamp, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›