E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP shpallet fitues. Berisha: Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne

26-06-2013 / Gazeta 55

Projekti i gazsjellësit Nabucco është refuzuar nga konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia franceze e lajmeve, AFP, që i referohet njoftimit për shtyp të kompanisë austriake, OVM, një nga investitorët e këtij projekti. “Konsorciumi Shah Deniz II informoi OVM për vendimin lidhur me mënyrën e preferuar të transportimit të gazit në Europë. Programi Nabucco nuk u përzgjodh nga konsorciumi”, thuhet në njoftimin e grupit energjitik austriak. “OMV e pranon vendimin e konsorciumit, por ne besojmë se oferta që u bë nga NGPI (konsorciumi për projektin Nabucco), i përmbushte të gjitha kriteret për t’u përzgjedhur dhe ishte kompetitiv”, nënvizohet në reagimin e OVM Nabucco do të lidhte Turqinë me Austrinë, duke kaluar nëpër Bullgari, Rumani dhe Hungari. Konsorciumi Shah Deniz II, ku marrin pjesë kompania azere Socar, britanikja BP, norvegjzja Statoil dhe francezja Total, ka deklaruar e do të komunikojë në fund të muajit qershor vendimin mbi gazsjellësin që do të transportojë në Europë gazin natyror nga burimet e detit Kaspik. Projekti rival i Nabucco-s është Trans Adriatic Pipeline – TAP, i cili do të fillojë në kufirin greko-turk dhe pasi të kalojë nëpër Shqipëri, do të përfundojë në Itali. Megjithëse nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar, duket se pas skualifikimit të Nabucco-s, hapet rruga për konfirmimin e projektit TAP, si e vetmja mënyrë për transportimin e gazit azer në tregun europian.


Kryeministri Berisha


Kryeministri Sali Berisha, ka uruar në profilin e tij në Facebook, perzgjedhjen e projektit të gazsjellësit TAP, si projekt fitues që do të transportojë gazin nga Kaspiku.  “Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne!”- shkruan kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›