SHBA Fillon puna per riparimin e Monumentit te Uashingtonit

Ne kryeqytetin amerikan ka filluar puna per riparimin e Monumentit te Xhorxh Uashingtonit nje nga pikat me terheqese turistike te tij. Fjala eshte per te riparuar demet nga termeti qe goditi Bregdetin Lindor te Shteteve te Bashkuara ne muajin gusht.
Nje pamje befasuese shpaloset nga maja e njeres prej strukturave me te njohura te Uashingtonit. Nje mekanik ngjitet me litar ne majen 169 metra te larte te monumentit.
Ai eshte duke bere pergatitjet per nje ekip inxhinieresh qe do te inspektojne demet e shkaktuara nga termeti me magnitude prej 5.8 i cili tronditi Uashingtonin ne muajin gusht.
Xhef Komer ndalet te shikoje gjate rruges per ne pune
E dija se po inspektonin per deme nga termeti por pastaj pashe kete njeri qe kishte hipur ne maje dhe u habita sepse kurre skisha pare dike te ngjitej mbi monument me pare. Vertet interesante.
Boni Saksen dhe nje mik i saj qe kane ardhur nga shteti Ajova menduar se njeriu qe po hipte mbi monument ishte i cmendur.
Pastaj e kuptuam se ky ishte nje profesionist qe po kontrollonte per ndonje plasaritje pas termetit. Jam e kenaqur qe nuk bej kesi lloj punesh.
Nje video vezhgimi e publikuar kohet e fundit tregon se sa fort lekundej kulla gjate termetit. Nikolete Uilliams eshte roja e kulles e cila ne ato momente ndodhej ne majen e saj me rreth 20 vizitore.
Fillova te ndjej dyshemene poshte meje qe dridhej. Pastaj ndjeva gjithe ndertesen qe po tronditej. Menjehere u kerkova vizitoreve qe te dilnin jashte kulles.
Uilliams nisi ti orientoje vizitoret drejt shkalleve nderkohe qe mbi kokat e tyre filluan te bien copera llaci dhe cimentoje.
Nuk po kuptoja cpo ndodhte ndonje sulm apo ndonje termet. Me te arritur ne katin e poshtem hapa deren e emergjences dhe ata nisen te dalin me shpejtesi.
Inxhinieret do te bejne inspektimin nje nga nje te blloqeve prej guri gjate pese diteve te ardhshme. Sherbimi Kombetar i Parqeve thote se demi me i madh eshte ne majen ne forme piramide te kulles. Neper gure jane shfaqur carje te medha dhe neper to rrjedh uji i shiut i cili po shkakton deme te metejshme. Edhe ashensori i monumentit eshte demtuar.
Ne kemi fotografite e te gjithe gureve te jashtem te kulles. Tani inxhinjeret do ti shqyrtojne fotografite nje nga nje per te percaktuar se sa te medha jane plasaritjet.
Sherbimi i Parqeve thote se inspektimi do te jape nje ide se per sa kohe do te qendroje i mbyllur monumenti dhe sa do te jete kostoja e pergjithshme e riparimeve. Lajmi i mire eshte se ky monument nder me te cmuarit e vendit ka nje strukture te shendoshe.