E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konference e mbijetuesve nga kanceri

Pacientet me kancer perballen me shume sfida - por kane edhe shpresa. Ky ishte mesazhi ne Houston te Texasit nga konferenca e 23 vjetore e mbijetuesve te kancerit. Specialisti per kancerin e gjirit Dr Vicente Valero flet ne nje nga seancat spanjisht ne konference duke sjelle informacione mbi trajtimin e kancerit dhe parandalimin e perseritjes se tij.

Ne kete takim njerezit duan te dine se cfare mund te bejne per veten e tyre - a i kane bere gjerat e duhura A marrin trajtimin e duhur

Pertej fakteve te thjeshta mjekesore Dr Valero thekson veprimet qe pacientet mund te ndermarrin per te permiresuar shanset per tu sheruar plotesisht.

Shmangia e mbipeshes dhe shtrimet fizike japin rezultate me te mira tek grate qe kane vuajtur nga kanceri i gjirit.

Zgjedhje te tilla jetese mund te sjellin ndryshim edhe per pacientet si Cindy Hathaway te ciles kanceri i eshte perhapur ne organe te tjera.

Edhe duke qene ne fazen e kater ka ende gjera qe une mund te bej per te mbajtur kancerin nen kontroll dhe te ndjehem aq mire sa te kem mundesi.

Konferenca gjithashtu i ve pjesmarresit ne kontakt me njeri-tjetrin. Andru Shorr u diagnostikua me leucemi ne vitin 1996. Ai mori pjese ne nje prove klinike ku u trajtua me barna te se ardhmes. Shorr thote se nje nga perfitimet e tij nga kjo konference eshte shkembimi i keshillave per tema rreth semundjes.

Ketu takoni njerez te cilet jane trajtuar per kancer qe sapo jane diagnostikuar me nje te tille dhe bisedojme e shkembejme pervojat tona.

Toni Morales ka ardhur ketu per te perfaqesuar Rrjetin e veprimit kunder kancerit pankreatik nje organizate e perkushtuar per te luftuar nje prej kancereve vdekjeprures.

shte nje kancer ku ju keni vetem nje shans 6 per qind per mbijetese. Ne kete konference vij per te nxitur vetedijen per parandalimin e semundjes dhe shtimin e kerkimeve mjekesore.

Morales vete nuk ka kancer por ai humbi gruan e tij nga kanceri pankreatik dhe nenen e tij nga  nje tjeter forme kanceri.

Nena ime vdiq nga kanceri i gjirit dhe mendoj se duke dhuruar organet e saj. njerez mund te kene mbijetuar nga semundje te tjera. Une do te doja te shihja kete edhe per kancerin ne pankrueas.

Studimet kane rezultuar ne trajtim me te mire per kancere te tjere shume prej te cileve tani jane eliminuar thote Doktor James Cox ekspert radiologjie.

Miliona njerez jane sheruar nga kanceri dhe ky eshte nje mesazh se nje dite nuk do te kete me kancer te pasherueshem.

Doktor Cox thote se tashme dihen masat qe cdo njeri mund te mare si rregullimi i dietes ushtrimet fizike si dhe dhe pakesimi i pirjes se duhanit dhe alkoholit qe zvogelojne gjasat e prekjes nga kanceri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›