Amnesty International thirrje Lituanise per hetime mbi burgjet sekrete te CIA

Organizata e te Drejtave te njeriut Amnesty International i beri thirrje Lituanise te rihape nje hetim lidhur me burgjet sekrete te CIA-s ne ate vend. Organizata thote se ka fakte te reja lidhur me kete ceshtje.
Analistja e organizates Juli Holl tha sot ne nje konference shtypi ne Vilnius se ne muajin shkurt te vitit 2005 nje avion me te cilin u tha se po udhetonte i dyshuari i Al Kaides Abu Zubajdah u nis nga Maroku dhe mberriti ne kryeqytetin lituanez.
Organizata Amnesty International thote se mendon qe Zubajdah eshte torturuar ne nje qender te CIA-s ne Lituani. Megjithate dy hetime te vecanta te kryera ne Lituani nje nga nje komision parlamentar dhe nje tjeter nga prokuroret e vendit arriten ne perfundimin se nuk ka patur fakte per izolimin e njerezve ne qendrat e kontrolluara nga CIA.
Amnesty International thote se faktet lidhur me shkeljen e mundshme te te drejtave te njeriut nuk jane hetuar sic duhet ne Lituani.