E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Forcat amerikane ripozicionohen në Azi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara po i ripozicionojnë forcat ushtarake në rajonin e Paqësorit Aziatik “për tu ballafaquar me një komplet të ndryshëm të sfidave të sigurisë në rritje”.

Në fjalimin e saj para kadetëve të marinës në Anapolis, zonja Klinton, i ka paraqitur disa hapa që po i ndërmarrin Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe rotacionin e trupave nëpër Australi, modernizimin e anijeve në Singapor dhe puna në përmirësimin e lidhjeve ushtarake me Kinën.

Ajo i ka hedhur poshtë pohimet se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ndalojnë rritjen e Kinës si fuqi e re dhe ka theksuar se të dy vendet kanë lidhje më të afërta ekonomike se kurrë më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›