E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë aktivitetet diplomatike për Sirinë

Aktivitetet diplomatike lidhur me Sirinë vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, pasi Damasku e ka injoruar afatin për tërheqjen e trupave dhe tankeve të veta nga qytetet.

I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan, në Teheran do të bisedoj me zyrtarët e lartë të Iranit për Sirinë.

Irani është njëri nga pak aleatët e mbetur të Sirisë.

Mbrëmë, Kofi Anan ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që t`i mbështes përpjekjet për tërheqjen e trupave deri më 12 prill, që është data e hyrjes në fuqi të armëpushimit, sipas planit të Ananit.

Në Uashington, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do të takohet me kolegun e saj rus, Sergei Lavrov.

Zonja Klinton tha se në Nju Jork dhe në kryeqytetet e tjera po zhvillohen “bisedime intensive” për Sirinë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice tha se shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë shprehur shqetësim lidhur me përkushtimin e Sirisë ndaj armëpushimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›