E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Gjykata shpall jokushtetues dënimin e të miturve

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi se është jokushtetues dënimi i personave nën moshën 18 vjeç me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi, në rastet e vrasjeve.
 

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë hodhi poshtë mundësinë që fëmijët të dërgohen në burg për gjithë jetën e tyre pa pasur asnjëherë mundësinë e lirimit.
 

Vendimi i miratuar me pesë vota kundrejt katër, është në një vijë me vendimet tjera që kjo gjykatë ka marrë, përfshirë këtu heqjen e dënimit me vdekje për personat e moshës jomadhore dhe burgimin e përjetshëm për ata persona, krimet e të cilëve nuk ishin vrasjet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›