SHBA vlerëson lëvizjet e Pranverës Arabe
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, i vlerësoi lartë lëvizjet e Pranverës Arabe dhe shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me grupet në rritje të islamistëve në Lindjen e Mesme, siç janë ato që fituan së fundi në Tunizi.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington, Klinton ka theksuar se “nuk janë të njejtë të gjithë islamistët” dhe se më e rëndësishmja është që partitë të inkurajohen për demokraci.
Klinton i cilësoi kritere kyçe për demokraci kundërshtimin e dhunës, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të grave dhe minoriteteve.
Ajo tha se supozimi se myslimanët nuk mund të jetojnë në një demokraci është fyes, i rrezikshëm dhe i gabuar.