Thaçi: Kosova pret udhërrëfyesin për vizat
"Kosova pret nga Brukseli udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, dhe në funksion të përmbushjes së kritereve, qeveria ka miratuar projektligjin për riatdhesimin, si dhe angazhohet në përmirësimin e cilësisë së dokumenteve civile dhe angazhohet për fillimin e lëshimit të pasaportave biometrike para përfundimit të këtij viti". Kështu është shprehur kryministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Sipas tij qeveria po vazhdon përkushtimin në implementimin projekteve të mëdha kombëtare, siç ishte edhe rasti i fillimit të punës në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar. "Qeveria e Kosovës zotohet se do të përmbushë të gjitha obligimet e veta për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për Kosovën" theksoi më tej Thaçi duke shtuar se qeveria ka miratuar ligjin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, ku do të përfshijë edhe të drejtët e komunitetit malazez.