E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti te kthesa e Kamzës, vdes efektivi i policisë

Ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak efektivi i policisë së komisariatit nr 6 në kryeqytet i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme tek kthesa e Kamzës.

Burime nga spiatali bëjnë me dije se efektivi i patrullës së përgjithshme Ruzhdi Collaj ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme pas plagëve të rënda.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek kthesa e Kamzës në kryeqytet ku efektivi I policisë ishte duke kaluar rrugën së bashku me një kalimtar tjetër në momentin kur është përplasur nga një makinë e cila vinte me shpejtësi.
 

Ndërkohë kalimtari I plagosur, identiteti I të cilit ende nuk bëhet i ditur ndodhet në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›