SHBA/ Homazhe në Boston për Kennedin, të shtunën funerali
Të afërm dhe miq u mblodhën në Boston për të bërë nderimet e tyre ndaj senatorit të Shteteve të Bashkuara Edward Kennedy, i cili u nda nga jeta të mërkurën pas një betejë me kancerin e trurit. Trupi i Edward do të qëndrojë në muzeun presidencial John F. Kennedy deri të shtunën, ditën që ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet në Boston.
Senatori, vëllai i Presidentit John Kennedy dhe senatorit Robert Kennedy u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Disa pjesëtarë të familjes Kennedy përshëndetën disa prej mijëra njerëzve që prisnin në rradhë jashtë muzeut, për të bërë nderimet e tyre. E veja e tij Victoria dhe të tjerë nga familja Kennedy ndodheshin atje për të mirëpritur njerëzit.
Vdekja e figurës së lartë të partisë Demokratike është parë si fundi i një epoke në poltikën amerikane.
Presidenti i SHBA-së Barack Obama i cili mori një nxitje të madhe në garën e tij për Shtëpinë e Bardhë kur Kennedy e mbështeti atë, do të japë një eulogji në funeralin e 'ish-luanit' të senatit në një bazilikë në Boston të shtunën.
Zyrtarët thanë se 4 ish-presidentët të cilët jetojnë ende Jimmy Carter, George H.W. Bush, Bill Clinton dhe George W. Bush kanë shfaqur dëshirën për të qënë të prasnishëm në funeral, por pjesëmarrja e tyre nuk është konfirmuar ende.
Kennedy do të varroset më vonë atë ditë në varrezat kombëtare "Arlington" jashtë Uashingtonit, pranë vëllezërve të tij John dhe Robert Kennedy.