E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, fiton 15 mln euro nga eksporti i energjisë

Për herë të parë gjatë historisë së saj Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka fituar rreth 15 milionë euro nga eksporti i energjisë. Gjatë një intervistë për "Ora News" zëvendës drejtori i KESH, Muharrem Stojku deklaroi se që nga janari dhe deri tani vendi ynë ka eksportuar energji drejt Greqisë dhe Kosovës, ku vazhdon ende eksportimin ndaj kësaj të fundit.
Nga ana tjetër edhe pse sezoni i verës është karakterizuar nga thatësira, në hidrocentralin e Fierzës ka ende rezerva të energjisë. Keto rezerva arrijnë vlerën e 400 milionë kë më shumë se një vit më parë.
Për momentin 45% e Shqipërisë furnizohet me energji të prodhuar në vend ndërsa pjesa tjetër importohet. Siaps zv.drejtorit të KESH-it pritet që në muajt në vazhdim me përmirësimin e situatës së reshjeve të fillojë përsëri eksporti drejt shtetit fqinjë Greqisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›