E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA/ I bie dritarja teksa ishte në fluturim, avioni bën ulje emergjente

Një aeroplan pasagjerësh në SHBA bëri ulje të detyruar në shtetin e Oregonit, pasi humbi një pjesë të trupit të tij në ajër.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme, duke përfshirë një dritare, ra. Fatmirësisht, 177 pasagjerë dhe ekuipazhi që ishin në bord nuk pësuan lëndime.

Linja ajrore tha se do të ndalonte “përkohësisht” të gjithë 65 avionët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.

Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se avioni “u kthye i sigurt, pasi ekuipazhi raportoi një problem presioni”.

“Ndërsa kjo lloj dukuri është e rrallë, ekuipazhi ynë i fluturimit u trajnua dhe u përgatit për të menaxhuar në mënyrë të sigurt situatën”, tha linja ajrore./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›