Meta Certifikatat si pasaportat biometrike

I shoqeruar nga deputetet e Qarkut te Beratit Nasip Naco Lefter Maliqi si dhe pjesemarres te tjere te forces politike dhe te pushtetit qendror. Zv.kryeministri Meta ka mberritur ne kete qytet rreth ores 1300 te mesdites se djeshme ne nje prej bizneseve ne hyrje te ketij qyteti ka pergezuar donatoret e fuqishem te ketij sektori ku realizohen produktet e standardeve nderkombetare.
Ne fjalen e tij Meta ka pohuar se Dua te konfirmoj vullnetin qe qeveria ka per te qene gjithmone e me prane dhe ne mbeshtetje te bizneseve tuaja per nje konkurrim gjithnje e me te fuqishem ne tregjet rajonale dhe globale. Eumlshte kenaqesi te shoh se projektet e financuara nga Ministria e Ekonomise nga agjencia e investimeve dhe e zhvillimit po konkretizohet ne rritjen e kapaciteteve tuaja te cilat tregojne per me shume mundesi konkrete lidhur me bashkepunimin teknik dhe financiar.
Sipas Metes perfaqesimi i shoqates se fasonisteve te Shqiperise ne bordin e agjencise se investimeve dhe te zhvillimit deshmon per rendesine qe qeveria shqiptare i kushton partneritetit me shoqaten e fasonisteve lidhur me vendimmarrjet e ardhshme. Ne lidhje me ekonomine ne vend Meta eshte shprehur se kontributi i industrise fason eshte shume i ndjeshem per ekonomine tone pasi eksportet tuaja drejt tregut europian i kalojne mbi 200 milione euro duke dhene rreth 30 per qind te eksporteve shqiptare por mbi te gjitha do te theksoja edhe peshen e madhe sociale qe mbajne keto biznese sidomos ne drejtim te punesimit te 80 - 90 mije te grave dhe vajzave shqiptare.
Sipas tij programet e trajnimit per nderkombetarizimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme jane tashme instrumente te gatshm. Tashme produktet e biznesit jane te shoqeruara me certifikatat ISO. Certifikatat jane si ceshtja e pasaportave biometrike per qytetaret shqiptare qe jo vetem qytetaret tane te levizin lirshem. Sikurse e pame dje festa filloi ne Kucove por edhe produktet tuaja njekohesisht te levizin dhe te konkurrojne ne menyren me dinjitoze ne tregjet europiane suksese dhe mbaresi u ka thene Meta perfaqesuesve te biznesit.