SHBA, Jahjaga takohet me Klinton
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet në një vizitë 10-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo pritet të takohet sot me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton. Me këtë rast do të zhvillohet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Presidentja Jahjaga po sot do të takojë edhe ish-senatorin Bob Doll, të cilit do t’i dorëzojë “Medaljen e Artë të Lirisë”, me të cilën e kishte dekoruar ish-presidenti Ibrahim Rugova.