E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të rrëzojmë regjimin fashist

Në fjalën e tij, Rama u kërkoi të gjithë anëtarëve të opozitës që të shfrytëzojnë energjitë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. “Ta kthejmë jetën e partisë në një jetë aktive. Të krijojmë mundësi që të zgjedhurit e niveleve më të larta të kërkojnë llogari dhe të japin llogari.  Të kemi brenda vetes kohezionin si një familje politike duke pranuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, shpreh ndër të tjera Rama.

Duke nënvizuar se Partia Socialiste është një forcë politike me një organizim, transparencë dhe vendimmarrje, Rama vlerësoi domosdoshmërinë dhe nevojën e qytetarëve për vendosjen e një demokracie funksionale. “Nuk kemi asnjë kusht tjetër për të afruar njerëzit, përveç kushtit që të duan largimin e këtij pushteti dhe vendosjen e një demokracie funksionale. Vend në këtë parti ka për të gjithë. Në kushtet e një regjimi fashist mjafton të jemi të gjithë bashkë. Nuk kemi pse të kemi luhatje. Meta është me Saliun, tek Saliu për Saliun. Jemi në opozitë për ta rrëzuar bashkë me Saliun. Të rrisim anëtarësinë e Partisë Socialiste me 30%, vendim ky që morëm në Kongresin e 5 nëntorit dhe që e kemi pjesë të Programit tonë të ri.”, u shpreh ai.

Kryetari Rama ka kërkuar nga të zgjedhurit e kësaj asambleje një punë edhe më të madhe dhe kjo kryesisht në aspektin e komunikimit dhe hapjes së partisë për njerëzit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-14 09:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›