E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Viza për disa vende nëse shtohen azilantët

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, janë mbledhur dje në Bruksel, ku kanë diskutuar për masat që do të merren në rast se ka një rritje të fluksit atyre shtetasve që kërkojnë azil në një nga vendet e zonës Shengen.

Ata kanë përgatitur një dokument për këtë qëllim. "Sfidat që paraqet situata e fundit e rritjes së fluksit të emigrantëve mund të minojë besimin në aftësinë e shteteve anëtare të BE dhe shqetësimet e saj të sigurisë së brendshme për të menaxhuar fluksin e azilkërkuesve në zonën e BE. Numri i tyre është rritur, por ajo duhet të jetë që kjo nevojë marrjen e një përgjigjeje efektive”, thuhet në dokumentin e ministrave të Brendshëm.

Rregullat e reja, njofton Reuters, do ta lehtësonin anulimin e udhëtimit pa viza për shtete të caktuara.Idetë për rivendosjen e kontrolleve kufitare brenda zonës Shengen pritet të jenë temë e diskutimeve në të ardhmen në tryezën e ministrave të Jashtëm në Bruksel. Qeveritë e Bashkimit Evropian mundësuan udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës në fund të vitit 2010, një vit pasi i dhanë të njëjtën mundësi Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me qëllim të promovimit të stabilitetit në Ballkan.

BE-ja është në proces të marrëveshjes për udhëtim pa viza për Ukrainën dhe Moldavinë, por është duke vënë kushte për sigurinë e dokumenteve të udhëtimit dhe menaxhimin e emigrantëve ilegalë. /Start/

                                                                                             2011-12-14 09:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›