E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Puçi u përgatit në shtëpinë e Bamir Topit

Kreu i qeverisë mësohet të ketë thënë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se puçi ishte përgatitur në shtëpinë e Topit në muaji gusht.

“Puçi i 21 janarit ka nisur një natë fund gushti në shtëpinë e Bamir Topit ku ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama”, mësohet të ketë thënë Berisha.

Që kurse ndodhi demonstrata e 21 janarit, kryeministri Berisha ka akuzuar direkt presidentin, Prokuroren e Përgjithshme, shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe sigurisht edhe kreun e opozitës si të përfshirë në një tentativë për grusht shteti.

Për këtë arsye, maxhoranca ka ngritur edhe një komision hetimor parlamentar vetëm me votat e saj për të hetuar veprimtarinë e institucioneve para, gjatë dhe pas protestës së dhunshme.

                                                                                             2011-02-07 08:51
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›