E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat mikut të Zani Çaushit, plagoset Filip Gjeloshi

Atentatorët e Gjeloshit qëlluan nga një makinë, teksa ky i fundit ndodhej në një lokal në pronësi të tij.

Të paktën pesë plumba janë qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, por vetëm një e ka kapur në krahë duke e lënë të plagosur. Policia ende nuk ka një pistë të qartë hetimi mbi arsyet e atentatit të organizuar ndaj Gjeloshit, por nuk përjashtohet ajo e hakmarrjes. Gjeloshi është akuzuar kohë më parë për një vrasje, por prej asaj dite nuk është vërtetuar autorësia e tij.

Në 2006 Filip Gjeloshi i rezistoni me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj të Tropojës, çka arrestimi i tij ishte një sukses. Por më vonë, ai u la i lirë nga drejtësia.

Në vitin 1995, Gjeloshi ishte akuzuar dhe më pas dënuar nga Gjykata e Tropojës me 14 vite burg për vrasje dhe përdhunim të një vajze. Në vitin 1997, ai kishte dalë nga qelitë. Në vitin 2003, ky shtetas është akuzuar nga policia për tentativë vrasjeje të një shtetasi tjetër. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-06 09:08
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›