SHBA Kandidatet republikane perseri perballe ne debat

Republikanet qe shpresojne te zgjidhen kandidate te partise se tyre per zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara perballen sot ne nje debat tjeter ndersa gara po merr forme perpara zgjedhjeve paraprake.
Kryesuesit e gares Rick Perry dhe Mitt Romney do te bashkohen me gjashte pretendente te tjere republikane ne Florida per debatin qe do te drejtohet nga rrjeti CNN.
Kandidatet pritet te debatojne per sistemin e pensioneve nje ceshtje e rendesishme per Floridan qe ka perqindje te larte te votuesve te moshuar ne Shtetet e Bashkuara. Shume anketa parashikojne se Florida do te luaj nje rol kryesor ne zgjedhjet paraprake te republikaneve dhe zgjedhjet e pergjithshme vitin e ardhshem. Ky shtet do te kryesoje gjithashtu Kuvendin Kombetar Republikan vitin e ardhshem.
Sistemi publik i pensioneve u be teme e rendesishme javen e kaluar kur zoti Peri e quajti ate nje skeme piramidale apo investim mashtrues gjate nje debati ne Kaliforni. Programi perben 42 perqind te te ardhurave per te moshuarit amerikan.
Megjithe komentet e zotit Peri anketat tregojne se ai vazhdon te mbetet favorit mes republikaneve mbi 65 vjecar me 46 perqind krahasuar me zotin Romni qe ka nje mbeshtetje prej 21 perqindesh.