Nairobi: Shumë të vdekur nga shpërthimi i naftësjellësit
Mbi 130 persona kanë vdekur të hënën në mëngjes, si pasojë e shpërthimit të naftësjellësit në një lagje të varfër të kryeqytetit të Kenias.
"Numri sigurisht që është më i madh, dhe ne ende po i presim thasët për të vendosur të vdekurit”, deklaroi shefi i policisë lokale, Thomas Atuti.
Shpërthimi ndodhi në zonën industriale Lunga Lunga, e cila është e rrethuar me barakat e banorëve më të varfër të Nairobit.
"Duket se erdhi deri tek rrjedhja e naftës nga pompat, ndërsa njerëzit u tubuan për të mbledhur naftë”, iu tha gazetarëve banori i kësaj lagjeje të varfër, Josef Mvego.
"Por, pas pak u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, dhe menjëherë pas tij gjithkund mund të shihej flaka dhe tymi”, shtoi ai.
Shumë shtëpi të kësaj lagjeje u përfshinë shumë shpejtë nga zjarri.
Ndërkohë, përderisa zjarrfikësit tentonin të fiknin zjarrin, policia dhe ushtria e rrethuan tërë zonën.