E Shtunë, 31 Tetor 2026

18- vjeçari shkon në shkollë me dy pistoleta

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:20

Një 18-vjeçar nga Kukësi, është kapur me dy pistoleta në brez në ditën e parë të fillimit të mësimit. Teksa 650 mijë nxënës kanë nisur gjithë hare ditën e parë të shkollës me tufa lulesh në duar, 18- vjeçari kuksian bën përjashtim nga rregullit, pasi ai ka vendosur të shkojë i armatosur ditën e parë të shkollës.

Policia e Kukësit bën me dije se Mirsat Hereni, nxënës në gjimnazin “Havzi Nela” është kapur në flagrancë me dy pistoleta në brez.

Mësohet se arrestimi i adoleshentit është bërë pasi ai është larguar nga ambientet e shkollës, në zonën e njohur si kryqëzimi i quajtur Gjashtëkarësh në Kukës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar policia i ka gjetur dhe sekuestruar 18-vjeçarit një pistoletë tip Nagan, ‘Smith & Watsson’, dhe një pistolete e tipit ‘Zastawa’, e kalibrit 6.35 mm e prodhimit çek”, njoftojnë autoritetet e rendit.

Bwhet e ditur se mbi adoleshentin rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve, pse 18-vjeçari ka shkuar i armatosur na klasë, ditën e parë të shkollës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›