E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rösler: Falimentimi i Greqisë është i mundshëm

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:22

Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Rösler, është anëtari i parë i Qeverisë së Gjermanisë që ka folur haptas për një falimentim të mundshëm shtetëror të Greqisë.

Në një artikull për gazetën ‘Die Welt’, kryetari i Partisë Liberale (FDP) e cilëson si të mundshëm jetësimin e një falimentimi të Greqisë, nëse ajo nuk e shtyn afatin e instrumenteve që i ka për dekretim.

Sipas njoftimeve të mediave, në ministrinë federale të financave tashmë është duke u punuar në atë sesi do të mund të kontrollohej falimentimi i Greqisë. Përjashtimi i Athinës nga eurozona ishte hedhur poshtë nga kryetari i grupit parlamentar të unionit, Volker Kauder.

Nga ana tjetër, CSU të hënën pritej të vendoste për një kërkesë përkatëse drejtuar kongresit të Partisë Kristian-Sociale. Sipas kërkesës, shtetet e zhytura në borxhe duhet të llogarisin edhe në atë se duhet të largohen nga unioni monetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›