E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Kerkojme qe Irani te respektoje plotesisht detyrimet nderkombetare

Shtëpia e Bardhë dënoi sot me tone shumë të ashpra sulmin kundër ambasadës së Britanisë së Madhe në Teheran duke kujtuar se Irania ka përgjegjësi të mbrojë misionet diplomatike të vendosura në territorin e tij.

"Ne kërkojmë që Irani të respektojë plotësisht detyrimet ndërkombëtare, të dënojë incidentin, të çojë para drejtësisë përgjegjësit dhe të bëjë përpjekje që të tilla incidente të mos ndodhin më, kushdo qoftë, në ambasadën britanike apo në ndonjë mision tjetër diplomatik në Iran'', deklaroi zëdhënësi i presidentit amerikan, Barack Obama, Jay Carney.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›