Keshilli i Sigurimit Te paprekshme mjediset diplomatike dhe konsullore
Këshilli i Sigurimit në OKB dënoi sot me tone shumë të ashpra sulmin kundër ambasadës britanike në Teheran, pushtuar nga manifestuesit që shkatërruan ambjentet e ambasadës.
"Anëtarët e Këshillit të Sigurimit përsëritën parimin e paprekshmërisë së mjediseve diplomatike dhe konsullore dhe detyrimin e qeverisë iraniane për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'i mbrojtur ato'', nënvizuan 15 vendet anëtare të Këshillit në një deklaratë. Ndërkohë edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dënoi sot pushtimin krejtësisht të papapranueshëm të ambjenteve të ambasadës britanike në Teheran.
"Jam shumë e shqetësuar pasi mësova se ambjentet e ambasadës së Britanisë së Madhe në Teheran u pushtuan nga manifestuesit. E dënoj ashpër këtë pushtim krejtësisht të papranueshëm'', theksoi Ashton në një komunikatë.